VIDEO/ PSG-së sërish i mjafton një gol, merr pikët e plota në dy javë kampionat

VIDEO/ PSG-së sërish i mjafton një gol, merr pikët e plota në dy javë kampionat

PSG-ja e Luis Enrique-s e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshëm këtë sezon në Ligën 1 të Francës, teksa mbrëmjen e sotme mposhti Angers me rezultatin 1-0, në sfidën që u vendos nga goli i Fabian Ruiz në minutën e 50-të. Vlen të theksohet fakti se kryeqytetasit në minutën e 27-të shpërdoruan një penallti me anë të Dembele. Ky ishte triumfi i 19-të radhazi në të gjitha garat në përballjet direkte ndaj Angers. Duket se PSG-ja është shndërruar në një “mace të zezë” për skuadrën bardhezi në këto dy dekadat e fundit. Dy javë, dy herë 1-0, gjashtë pikë të plota për PSG. Në javën e parë skuadra e Luis Enrikes mposhti Nantën me shifrat 0-1, teksa në javën e tretë do...