Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Tundi rrjetën që në ndeshjen e parë, trajneri: Shpendi? E vlerësoj përtej golit
Kristjan Shpendi e nisi sezonin e ri në mënyrë pozitive. Sulmuesi shqiptar arriti ta dërgonte topin në rrjetë në fitoren 1-3 kundër Peskarës në ndeshjen e parë të kampionatit në Serinë B. Trajneri i Çezenës ka thënë pas ndeshjes se ai sheh përtej golit, pasi e vlerëson Shpendin për punën që bën në stërvitje. “Vlerësimi im shkon përtej golit që shënoi. Unë shikoj një djalë që është stërvitur mirë që nga dita e parë. I kërkova që të jetë plotësisht i disponueshëm dhe përgjigja ka qenë pozitive. Nëse shënon, kjo është mirë për të dhe shkëlqyeshëm për ne”, ka deklaruar Mikele Minjani./Sport Ekspres/