Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Tre shqiptarët në Greqi u dogjën brenda makinës, arrestohet shoferi që shkaktoi aksidentin
Një 56-vjeçar bullgar, drejtues i kamionit që shkaktoi aksidentin e rëndë në autostradën Egnatia pranë pikës së pagesës në Iasmos, është lënë në paraburgim pas dëshmisë së tij para autoriteteve greke. Ai akuzohet për vrasje nga pakujdesia, lëndime trupore dhe drejtim të rrezikshëm të mjetit. Aksidenti ndodhi rreth 600 metra para pikës së pagesës, ku kamioni u përplas me dy automjete të ndaluara në radhë, duke shkaktuar shpërthimin në flakë të njërit prej tyre. Si pasojë humbën jetën tre shtetas shqiptarë – një çift 59 dhe 57 vjeç, si dhe një 61-vjeçar. Sipas autopsisë, viktimat ishin gjallë në momentin e shpërthimit, por pa ndjenja për shkak të plagëve të rënda. Shkaku i vdekjes ishte djegia nga zjarri. Autoritetet janë në pritje të rezultateve toksikologjike dhe...