Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Rrëzimi i kërkesës për ta liruar nga qelia, Meta: Më mbajnë në burg pa asnjë provë!
Ditën e sotme, gjykata e Tiranës zbardhi argumentet e gjyqtarit Erjon Çela për të rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Meta për të ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest në burg” në një masë më të butë, siç është ajo e “arrestit në shtëpi” ose “detyrim paraqitjeje’. Lidhur me këtë, ka ardhur një reagim nga Ilir Meta, i cili përmes një audio-mesazhi nga burgu ka reaguar ashpër ndaj vendimit të gjyqtarit Çela. Kreu i Partisë së Lirisë ka akuzuar gjyqtarin se po vepron si “noter i SPAK-ut” dhe se po zbaton “diktatin e Afërmendshit”, një nofkë që Meta ia atribuon drejtuesit të SPAK-ut, Altin Dumani. “Nuk do ja vlente të merresha publikisht me Erjon Çelën, i cili edhe pse paguhet si gjykatës bën veçse noterin e SPAK-ut...