VIDEO/ Kristjan Shpendi e nis sezonin me festë, shënon gol në ndeshjen hapëse

VIDEO/ Kristjan Shpendi e nis sezonin me festë, shënon gol në ndeshjen hapëse

Sezoni i ri ka nisur me festë për Kristjan Shpendin. Sulmuesi shqiptar ka qenë protagonist në fitoren 1-3 të Çezenës kundër Peskarës. Futbollisti 22-vjeçar shënoi golin e dytë të takimit për bardhezinjtë. Goditja e tij në brendësi të zonës e dërgoi topin në rrjetë, duke shënuar kështu që në ndeshjen hapëse në Serinë B. Nuhatja e tij për golin vazhdon të jetë e mirë, duke e bërë atë një alternativë të pëlqyeshme për klubet italiane në merkato./Sport Ekspres/