Autoritetet marrin masa për mosbraktisjen e shkollës nga fëmijët

Autoritetet marrin masa për mosbraktisjen e shkollës nga fëmijët

Rënia e numrit të nxënësve në arsimin parauniversitar ka detyruar autoritetet që të marrin masa për parandalimin e fenomenit të braktisjes së shkollës. Udhëzimi i ministrisë së arsimit dhe asaj të ekonomisë, i publikuar në Fletoren Zyrtare, përcakton se të gjitha institucionet arsimore parauniversitare së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë dhe atë të Brendshme duhet të identifikojnë dhe regjistrojnë të gjithë fëmijët e moshës së detyrimit shkollor. Gjithashtu, të gjitha drejtoritë arsimore duhet të kenë një databazë me numrin e nxënësve që braktisin shkollën dhe arsyet përkatëse. “Drejtoritë e shkollave raportojnë në mënyrë të detajuar mbi rastet e braktisjes apo atyre në rrezik braktisje të shkollës nga nxënësi. Ky raportim bëhet pasi kanë marrë informacion nga prindi ose personi që ushtron të drejtën prindërore dhe...