Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
U promovua në Tiranë libri:Dr. Ibrahim Rugova, Arkitekti i Pavarësisë së Kosovës
Në Tiranë u promovua sot vepra më e re letrare dhe historike kushtuar figurës emblematike të kombit shqiptar, Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova. Libri, i titulluar “Dr. Ibrahim Rugova, Arkitekti i Pavarësisë së Kosovës”, është botuar nga Jalifat Publishing (SHBA) dhe mban autorësinë e dy studiuesve të mirënjohur, Besa Tafilaj Pinchotti dhe Korab F. Kastrati.Me një përmbajtje të pasur prej 510 faqesh, vepra sjell kujtime, analiza dhe rrëfime autentike mbi rrugëtimin vizionar të Rugovës drejt pavarësisë së Kosovës. Në të janë përfshirë kontribute nga personalitete të botës politike, akademike dhe intelektuale, si Jusuf Buxhovi, Ibrahim Kadriu, Milazim Krasniqi, Avni Spahiu, Adnan Merovci e shumë të tjerë.Libri gëzon mbështetjen edhe të figurave ndërkombëtare. Eurodeputeti Lukas Mandl, në seancën e veçantë të mbajtur në Strasburg në shkurt...