Shpendi e nis me “këmbën e djathtë” sezonin e ri

Shpendi e nis me “këmbën e djathtë” sezonin e ri

Kristian Shpendi e ka nisur me “këmbën e djathtë” sezonin e ri futbollistitk te Çezena, duke shënuar një super gol. Shpendi ka tundur rrjetën në ndeshjen e parë të Serie B përballë Peskarës. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1 me 1. Bardhezinjtë shënuan të parët me ish-sulmuesin e Prishtinës, Blesa në minutën e 31-të, ndërkohë që vendasit e Peskarës rikthyen baraspeshën në minutën e 35-të me Olzer. Në pjesën e dytë, për t’i dhuruar sërish avantazhin Çezenës, mendoi pikërisht Kristian Shpendi, i cili në minutën e 49-të, nuk fali, duke përshëndetur rrjetën me një gjuajtje të kalibruar brenda zonës. Një gol ky me shumë peshë i realizuar në këtë start të sezonit.