“Ministrat e rinj do të jenë thjesht figura”/ Shtator i nxehtë, paralajmëron gazetari: Opozita pa rol në Parlament

“Ministrat e rinj do të jenë thjesht figura”/ Shtator i nxehtë, paralajmëron gazetari: Opozita pa rol në Parlament

Gazetari Reldar Dedaj, i ftuar në një studio televizive, ka komentuar mbi formimin e qeverisë së re dhe rolin e opozitës në Parlamentin e ardhshëm, duke dhënë një panoramë kritike për funksionimin e jetës politike në vend. Sipas tij, kabineti i ri qeveritar nuk do të ketë figura të pavarura, por vetëm ministra të cilët do të ndjekin pa kundërshtime vendimet e kryeministrit. “Ministrat e rinj do të jenë thjesht figura që do të ndjekin me përpikmëri çdo marrëveshje sipas urdhrit që do marrin. Nuk kam parë ndonjë ministër të Ramës që të ketë shfaqur revoltë ndaj vendimeve të tij,” tha Dedaj. Ai u ndal edhe te opozita, duke e cilësuar atë si të pafat, por edhe me përgjegjësi për gjendjen aktuale. “Opozita shqiptare është...