Tavo nxjerr pamjet e qytetarëve që hedhin mbeturina në rrugë: Gjobë për këdo që ndot Himarën

Tavo nxjerr pamjet e qytetarëve që hedhin mbeturina në rrugë: Gjobë për këdo që ndot Himarën

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, ka publikuar këtë të premte, më 22 gusht, në rrjetet sociale pamje nga kamerat e sigurisë që tregojnë qytetarë dhe pushues duke hedhur mbeturina në rrugë dhe në trotuare, jashtë zonave të caktuara për grumbullimin e tyre. Në postimin e tij, kryebashkiaku Tavo paralajmëron ndëshkime me gjoba për të gjithë shkelësit e rregullave të pastërtisë publike. “Mbetjet në hapësirat publike, gjobë për këdo që ndot qytetin! Në videot e mëposhtme shihet qartë se qytetarë dhe pushues kanë hedhur mbeturinat në të njëjtin vend. Aty nuk ka një kosh për mbeturinat – është thjesht një trotuar! Madje aty ka edhe një tabelë ndaluese, por përsëri mbeturinat janë lënë pikërisht pranë saj. Kjo sjellje është e papranueshme, dëmton mjedisin, shëndetin...