Efekti Tare-Alegri/ ‘San Siro’ sold out për Milan- Kremoneze

Efekti Tare-Alegri/ ‘San Siro’ sold out për Milan- Kremoneze

Milan i ri, Tare dhe Alegri binomi që ka tërhequr vëmendje maksimale te populli kuqezi i Milanos. Nesër në ‘San Siro’ (20:45) ndeshja Milan – Kremonese është shitur plotësisht. Shtatëdhjetë e pesë mijë bileta janë shitur, përfshirë dhe 35,000 tifozëve me abonim sezonal, të cilët do të marrin pjesë në ndeshjen hapëse të Milanit në Serie A. Puna vitale e derjtorit Igli Tare por dhe rikthimi i Masimiliano Alegrit në Milano ka zgjuar qytetin. Kjo shifër pozitive për të të asistuar në stadium, konfirmon mbështetjen e madhe të tifozëve. Mbajtësit e biletave sezonale kanë tejkaluar 35,000, me risinë që më shumë se 80% e të abonuarëve kanë nxituar të zgjasin ‘kontratën’ me pesë sezone radhazi. Besimi për një edicion fantastik të skuadrës me histori të...