Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Detaje të reja tronditëse/ Tre shqiptarët u dogjën të gjallë teksa ktheheshin nga Athina, ja kush e shkaktoi aksidentin
56-vjeçari bullgar, drejtues i kamionit që shkaktoi aksidentin e rëndë në autostradën Egnatia pranë pikës së pagesës në Iasmos, Rodopi, është lënë në paraburgim pas dëshmisë së tij para hetuesit. Pas daljes nga spitali ditët e fundit, i dyshuari u paraqit sot para autoriteteve gjyqësore greke. Sipas mediave vendase, deklarimet e tij nuk bindën hetuesin dhe prokurorin, të cilët vendosën masën e sigurisë me burg pa afat. Kujtojmë se drejtuesi i kamionit akuzohet për vrasje nga pakujdesia, lëndime trupore dhe drejtim të rrezikshëm të mjetit. Aksidenti ndodhi rreth 600 metra para pikës së pagesës, kur kamioni u përplas me dy automjete që ndodheshin të ndaluara në radhë. Përplasja ishte aq e fortë sa automjeti i parë shpërtheu në flakë, duke lënë të vdekur në vend...