ZYRTARE/ Aventurë e re për Bajramin, huazohet te skuadra angleze

ZYRTARE/ Aventurë e re për Bajramin, huazohet te skuadra angleze

Geraldo Bajrami do të nisë një aventurë të re në karrierën e tij. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i tij, Burton Albion-i, përmes faqes zyrtare në “Twitter”. Futbollisti shqiptar është huazuar për një sezon në radhët e Crawley Town-it. Mbrojtësi 25-vjeçar sapo është rikthyer nga një dëmtim i vështirë, prandaj Burton Albion-i ka vendosur ta dërgojë në huazim një kategori më poshtë. Në këtë mënyrë, Bajrami mund të marrë minutat e nevojshme dhe të fitojë sërish formën e tij më të mirë fizike. Crawley Town-i luan në League Two, e cila është kategoria e 4-t në futbollin profesionist anglez./Sport Ekspres/