GJKKO tjetër ‘shuplakë’ Metës, e lë në burg: Mund të ndikojë tek dëshmitarët

GJKKO tjetër ‘shuplakë’ Metës, e lë në burg: Mund të ndikojë tek dëshmitarët

GJKKO ka publikuar vendimin e arsyetuar për moszëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për Ilir Metën. Kreu i Partisë së Lirisë akuzohet për disa vepra të rënda penale, përfshirë korrupsion pasiv dhe pastrim parash. Gjykata vlerësoi se rreziku i ndikimit të Metës në prova dhe dëshmitarët mbetet ende i lartë. Në vendim theksohet se provat kryesore janë “të gjalla”, pra dëshmitarë që do të pyeten në gjykim dhe mund të ndikohet prej tij. Sipas GJKKO, pozita e Metës është rënduar pas zyrtarizimit të akuzave dhe përfundimit të hetimeve. Për këto arsye, masa “arrest në burg” konsiderohet ende e domosdoshme dhe proporcionale. Vendimi i arsyetuar i GJKKO për presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta: Në përfundim të gjykimit të kësaj çështje, në sajë...