7 largime brenda jave, Luis Enrique po “pastron” ekipin e PSG

7 largime brenda jave, Luis Enrique po “pastron” ekipin e PSG

22 Gusht 2025 16:13 Telesport Paris Saint-Germain është në fazën përfundimtare të një “pastrimi” të thellë të skuadrës, duke synuar largimin e shtatë lojtarëve që nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit Luis Enrique. Carlos Soler është afër kalimit te Ajax në formë huazimi me të drejtë blerjeje, ndërsa Marco Asensio pritet të huazohet te Bayern ose të rikthehet tek Aston Villa për rreth 15 mln euro. Portieri Arnau Tenas, në vitin e fundit të kontratës, është i interesuar për një kalim te Villarreal, ndërsa Ilyes Housni mund të transferohet te Le Havre. PSG po shqyrton oferta për yje të tjerë: Randal Kolo Muani ka pranuar të kalojë te Juventusi, kurse Gianluigi Donnarumma mund të transferohet te Manchester City.