Vrau Besmir Kumrien për një kanal vaditës, gjykata e Fierit merr vendimin për autorin

Vrau Besmir Kumrien për një kanal vaditës, gjykata e Fierit merr vendimin për autorin

Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromenin, i cili akuzohet se vrau me thike për një kanal vaditës Besmir Kumrien, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 19 gushtit në ambientet e jashtme të një lokali në fshatin Kryekuq të Divjakës. Ngjarja e rëndë u shënua pas një konflikti që përfundoi me përdorimin e armës së ftohtë. Viktima, 32-vjeçari Besmir Kumria, u godit me thikë dy herë dhe fillimisht mbeti i plagosur rëndë, teksa ndodhej në shoqërinë e miqve të tij. Pavarësisht përpjekjeve të dëshmitarëve për ta ndihmuar, ai nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra. Autori i dyshuar u largua menjëherë nga vendngjarja, duke përfituar nga errësira, por u arrestua pas disa orësh ndjekjeje nga shërbimet operacionale të Drejtorisë...