Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
“Valiasi – nga kamp, në përkujtim”, mbi gjysma e të internuarve gjatë komunizmit ishin fëmijë
Në prag të Ditës Evropiane të Kujtimit për Viktimat e Regjimeve Totalitare, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit zhvilloi aktivitetin përkujtimor “Valiasi-nga kamp në përkujtim”, një nismë që sjell në vëmendje plagët ende të hapura të një prej periudhave më të errëta të historisë shqiptare. Rrëfimet rrëqethëse të atyre që përjetuan këtë periudhë, u sollën sërish në vëmendje. Një prej tyre është Gjergj Marku familja e të cilit kaloi në kampet e internimit. “Gjurma e parë për mua ka qenë pushkatimi i xhaxhit tim në 17 gusht 1949 e për pasojë humbja e të gjitha të drejtave prej asaj kohe e pastaj internimi i të gjithë familjarëve të mi në kampin e Tepelenës”, tha Marku. Veç ndjesive të asaj periudhe, Marku ka...