GJKKO: Meta mund të prishë provat! Zbardhet vendimi që la në burg ish-Presidentin e vendit

GJKKO: Meta mund të prishë provat! Zbardhet vendimi që la në burg ish-Presidentin e vendit

Kushtet që Ilir Meta të mos ndërhyjë në prova nuk ekzistojnë. Kështu arsyeton Gjykata Antikorrupsion në vendimin që i mohon ish-presidentit të vendit daljen nga qelia. Arsyetimi, i siguruar nga Vizion Plus, tregon shkaqet pse sipas gjykatës masa e izolimit të Metës është e përligjur. Gjykata e Posaçme: Përfundimi i fazës së hetimeve paraprake nuk e zbeh rrezikun e dëmtimit të provave. Më e ndjeshme kjo bëhet kur jemi përpara provave të gjalla, të cilat janë të tilla që jo vetëm formësohen ekskluzivisht gjatë shqyrtimit gjyqësor por kanë natyrë të paqëndrueshme lidhur me faktet dhe rrethanat që i prezantojnë procesit gjyqësor. Këto prova, me kalimin e një kohe të gjatë nga momenti i ndodhjes së faktit ose rrethanës, ose nën ndikimin e faktorëve të brendshëm...