Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Conte në mbrojtje të “kurorës”: Fitimi i titullit nuk ishte fund cikli, por fillimi i një procesi…
Në prag të ndeshjes së parë të kampionatit kundër Sassuolos, trajneri i Napolit, Antonio Conte, foli për objektivat e sezonit të ri: “Sezonin e kaluar bëmë hapin e parë, këtë që po nis kërkojmë të hedhim të dytin. Fitimi i titullit nuk ishte fundi i një cikli, por fillimi i një procesi. Skuadra jonë nuk ka qenë kurrë e varur nga një individ i vetëm, por nga forca e grupit. Duke bashkuar shifrat e të gjithëve arritëm të fitonim”. Trajneri theksoi se ky sezon do të kërkojë rotacion më të madh në formacion: “Duhet t’i kemi të gjithë lojtarët gati. Disa herë do të jenë titullarë, disa herë do ta nisin nga stoli. Meritokracia dhe përkushtimi në stërvitje do të bëjnë diferencën”. Sa i përket...