Pasionin apo të ardhurat? Degët e “IT” më të kërkuarat nga të rinjtë, lënë pas mjekësinë dhe ekonomikun

Pasionin apo të ardhurat? Degët e “IT” më të kërkuarat nga të rinjtë, lënë pas mjekësinë dhe ekonomikun

Për të dytin vit radhazi, degët e informatikës dhe inxhinieritë janë programet më të kërkuara nga të rinjtë për të vijuar studimet e larta në universitetet shqiptare. Mbi 30% e maturantëve këtë vit kanë aplikuar për një nga këto programe studimi, duke lënë pas degët e mjekësisë dhe të infermierisë. Drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj, tregon se të rinjtë po orientohen mjaft mirë nga kërkesat e tregut të punës, vendas dhe të huaj. Ndërkohë, degët e mësuesisë vijojnë të jenë më pak të kërkuarat, duke ruajtur të njëjtin numër aplikimesh si vitet e mëparshme, afro 1500 kandidatë, shkruan A2 CNN. Me përfundimin e konkurseve për programet që kanë vendosur kritere shtesë, si degët e Mjekësisë së Përgjithshme, Arkitektura, Artet dhe Sportet, universitetet do...