Vota e diasporës/ Bllokohet pagesa 9.2 mln euro për DHL, KQZ po verifikon nëse kanë respektuar kontratën

Vota e diasporës/ Bllokohet pagesa 9.2 mln euro për DHL, KQZ po verifikon nëse kanë respektuar kontratën

Tre muaj pas zgjedhjeve të 11 majit, ku u aplikua për herë të parë vota e diasporës, proces historik që u krye përmes postës, kompania DHL që bëri shpërndarjen e fletëve të votimit, nuk ka marrë ende asnjë pagesë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Kompania postare ka prerë faturat për shërbimin e plotë prej 9.2 mln euro për 245 mijë votues jashtë vendit, por KQZ po kontrollon nënshkrimet e marrjes së zarfeve, për të parë në ç’masë është zbatuar kontrata. Pas procesit që është shoqëruar me shumë polemika për mënyrën si u shpërnda zarfi tek emigrantët, KQZ konfirmoi për Report Tv se tashmë ka nisur verifikimi nëse janë respektuar kushtet e kontratës. Në një përgjigje zyrtare për Report Tv, KQZ thotë se raporti i zbatimit të kontratës së DHL...