Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, shpallet në kërkim 70-vjeçari në Cërrik

Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, shpallet në kërkim 70-vjeçari në Cërrik

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur Cërrik ku një 70-vjeçar është shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.Si pasojë 62-vjeçarja ka tentuar të vetvritet duke konsumuar medikamente. Aktualisht ajo ndodhet në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Njoftim i Policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik shpallën në kërkim shtetasin T. H., 70 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij 62 vjeçe, e cila dyshohet se për këtë shkak ka tentuar të vetëvritet, duke konsumuar medikamente. 62-vjeçarja është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për kapjen e shtetasit T. H. dhe për dokumentimin e rrethanave të rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës...