Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
BE përshpejton planet për euron dixhitale pasi SHBA miraton ligjin për stablecoin
Shqetësimi mbi konkurrueshmërinë ngre mundësinë e përdorimit të blockchain publik në vend të atij privatZyrtarët e BE-së po përshpejtojnë planet për një euro dixhitale, sipas personave të përfshirë në diskutime, pasi një ligj i ri i SHBA-së për monedhat dixhitale të qëndrueshme thelloi shqetësimet në lidhje me konkurrueshmërinë e një monedhe dixhitale europiane. Monedhat dixhitale të qëndrueshme, të njohura si stablecoin, janë një lloj token dixhital i lidhur në raportin 1:1 me një valutë sovrane dhe i mbështetur nga rezerva si obligacionet qeveritare.Kongresi i SHBA-së muajin e kaluar miratoi një ligj historik që mbikëqyr tregun e stablecoin prej 288 miliardë dollarësh, i cili dominohet kryesisht nga dollari, pas lobimit të gjerë nga industria e kriptove.Një person i përfshirë në diskutime tha se që kur u...