Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Allegri, para startit të Serie A: Qëllimi është kthimi në Champions, pa vendosur limite
Massimiliano Allegri, trajneri i Milanit, ishte i pranishëm në konferencën për shtyp para ndeshjes Milan-Cremonese, sfidë e vlefshme për javën e parë të Serie A. Na bëni një përmbledhje të përgatijeve të verës…Nesër fillojmë sezonin e ri, është një ndeshje e rëndësishme dhe ka shumë kuriozitet edhe nga ana ime, sepse kthehem në stol pas një viti. Tifozët janë të rëndësishëm, jemi të kënaqur për mbështetjen e marrë ndaj Barit. Të gjithë së bashku nisim një rrugëtim që duhet të na çojë në mars në një pozicion optimal në renditje. Për mendimin tim, në mars vendoset sezoni, ndaj duhet të arrijmë në gjendjen më të mirë atje. Jam shumë i kënaqur me grupin, si nga ana teknike, ashtu edhe psikologjike. Grupi po bëhet skuadër. Nesër...