GJKKO refuzoi lirimin e Ilir Metës, zbardhet vendimi: Ekziston rreziku i “helmimit të provave”

GJKKO refuzoi lirimin e Ilir Metës, zbardhet vendimi: Ekziston rreziku i “helmimit të provave”

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka refuzuar kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurimit “arrest në burg” ndaj Ilir Metës, duke argumentuar se nuk janë plotësuar kushtet ligjore për një masë më të butë sigurimi. Në vendimin e saj, gjykata arsyeton se pozita procedurale e Metës është rënduar, pasi ndaj tij është konsoliduar akuza dhe është marrë në cilësinë e të pandehurit, për vepra penale të rënda si Korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë, në tre raste (dy prej tyre në bashkëpunim), Pastrimi i produkteve të veprës penale, në bashkëpunim dhe në mënyrë të përsëritur, Fshehje dhe mosdeklarim i pasurisë, sipas nenit 257/a/2 të Kodit Penal. Rreziku i “helmimit të provës” Gjykata vlerëson se rreziku për cënimin e provave mbetet aktiv,...