Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Tifozët, pankarta për Lookman në qendrën sportive të Atalantës: Asnjë gabim tjetër nuk do të justifikohet
22 Gusht 2025 11:59 Alfred Lleshi “Fanella duhet nderuar. Një gabim tjetër nuk do të justifikohet”. Kështu shkruhej në një pankartë të vendosur nga tifozët e Atalantës gjatë natës jashtë qendrës sportive “Bortolotti” në Zingonia, drejtuar Ademola Lookman, pas ngjarjeve të njohura të javëve të fundit ku lojtari nuk ishte paraqitur në stërvitje për 15 ditë. Tifozët e organizuar të klubit bergamask dëshironin të dërgonin një mesazh të qartë për nigerianin, i cili u rikthye në stërvitje në fillim të kësaj jave, por jo me pjesën tjetër të grupit, sipas vendimit të Atalantës. Sinjal megjithatë për një hapje drejt rivendosjes së marrëdhënies, me paralajmërimin se kjo do të jetë hera e fundit që tifozët e “Curva Nord” të Atalantës do t’i bëjnë “sytë qorr” ndaj...