Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
Starton kampionati, Vllaznia- Egnatia kartolina e mirëseardhjes së edicionit të 87-të
Me Vllaznia- Egnatia në program këtë mbrëmje në orën 20:00 në “Loro Boriçi” merr udhë edicioni i 87-të i Kategorisë Superiore që vijon të njihet me emrin ‘Abissnet Superiore’. Kalendari “kokëfortë”, ka vendosur që në fillim dy nga skuadrat pretendente për titull në takimin hapës i cili pritet të jetë dhe kartolina më e mirë e mundshme e futbollit shqiptar për t’i dhënë’ ‘goditjen’ e parë topit 2025/26. Ndërkohë nesër më 23 gusht radha e dy takimëve të tjera të javës së parë. Në orën 17:00 në “Adush Muça” të Ballshit, Bylis me Mirel Josën në timon, pret Tiranën e një tjetri trajneri debutures si Vangjel Mile. Pak orë më vonë (20:00) në “Elbasan Arena” AF Elbasani- Flamurtari me vlonjatët që rikthehen në Superiore pas...