VIDEO/ Shorti i Kupës së Rumanisë trukohet hapur nga zyrtarët e federatës

VIDEO/ Shorti i Kupës së Rumanisë trukohet hapur nga zyrtarët e federatës

Federata Rumune e Futbollit është bërë qesharake pasi një video po bën xhiron e medieve sociale. Në të shihen zyrtarët që trukojnë shortin e Kupës së Rumanisë. Në vend të një përzierjeje të vërtetë, njëra nga goglat u mbajt me dorë e fiksuar nga njëri prej përfaqësueseve zyrtarë të shortit që e mbajti me lëvizje të kontrolluara deri sa më në fund e ngriti sipër për të zbuluar çiftin e përballjes që ishte Farul Constanţa – Corvinul. Ky detaj ka ngjallur reagime të forta në rrjete sociale, ku shumë tifozë janë të bindur se shorti është manipuluar në favor të interesave të caktuara nga drejtues të federatës. Ja se si reaguan tifozët: “Kjo është si manovrat e fëmijës tim 4-vjeçar që përpiqet të bëjë magji.”...