Një muaj pushim pas dëmtimit, Slot humbet sulmuesin deri në fund të shtatorit

Një muaj pushim pas dëmtimit, Slot humbet sulmuesin deri në fund të shtatorit

22 Gusht 2025 10:58 Telesport Trajneri i Liverpool, Arne Slot, ka zbuluar se Jeremie Frimpong do të jetë jashtë i lënduar deri pas pushimit ndërkombëtar të shtatorit. Lojtari doli nga fusha me një problem në kofshë në ndeshjen ndaj Bournemouth një javë më parë. Lojtari nuk ka rikuperuar dhe Liverpool do të shkojë në Newcastle, në ndeshjen e së hënës në mbrëmje, pa sulmuesin holandez. “Ekipi mjekësor kishte plotësisht të drejtë për Jeremie kur më tha se duhej ta largoja. Ai do të jetë jashtë deri në fund të pushimit ndërkombëtar”, tha Slot. “Mendoj se u kritikova pak që e largova. Stafi mjekësor mendoi se ai kishte një problem në kofshë të pasme. Vendim i mirë për ta larguar atë, përndryshe mund të kishte qenë...