Mbrojtësi i preferuar i Guardiola nënshkruan kontratë të re me Manchester City deri në vitin 2029

Mbrojtësi i preferuar i Guardiola nënshkruan kontratë të re me Manchester City deri në vitin 2029

22 Gusht 2025 11:11 Telesport Ruben Dias ia ka përkushtuar të ardhmen e tij afatgjatë ekipit të Manchester City, duke nënshkruar sot një kontratë të re, që do ta mbajë në “Etihad” të paktën deri në vitin 2029. Marrëveshja e re do ta shohë portugezin të zgjasë qëndrimin e tij në atë klub deri në nëntë vjet, pasi nënshkroi për “citizens” nga Benfica në vitin 2020. Me fanellën e City, mbrojtësi portugez ka realizuar 4 gola në 223 ndeshje zyrtare, duke qenë një nga shtyllat e këtij ekipi, një nga liderët e padiskutueshëm të Pep Guardiola. Në gjithë këto vite me Manchester City, lojtari ka fituar çdo trofe të mundshëm.