Gruaja që nuk pati frikë të dashuronte dhe të pranonte se kishte dashuruar njeriun e gabuar

Gruaja që nuk pati frikë të dashuronte dhe të pranonte se kishte dashuruar njeriun e gabuar

Nga: Silvana Kola-Loka Ajo i kishte kaluar të 90-at. Në fytyrë i dalloheshin qartë tiparet e një gruaje të bukur. Herë pas here rregullonte shaminë e zezë me të cilën kishte mbuluar flokët e thurura gërshet dhe lëvizja e duarve i ngjante një vallëzimi në ajër. Sytë i kishte të shkruar dhe, kur buzëqeshte, ata i merrnin një shkëlqim që thuajse të mpinte. A thua e dinte sa grua e bukur ishte?Pa e ditur, këtë pyetje unë e kisha bërë me zë të lartë. Sapo e kisha pyetur: “A e di që je shumë e bukur?”Ajo buzëqeshi lehtë (unë nuk isha e para që ia vija në pah bukurinë) dhe më tha: “Eh moj bijë! Bukuria është fatkeqësia më e madhe për një grua që...