Analiza: Politika e Kosovës ngec, mundësitë ikin

Analiza: Politika e Kosovës ngec, mundësitë ikin

Për të parën e shtetit të Kosovës, Vjosa Osmani, boshllëku institucional në vend nuk është thjesht një krizë procedurale, por një pengesë serioze për projektet strategjike – nisur nga reformat për integrim evropian, deri te marrëveshjet e mbrojtjes dhe ekonomisë me aleatët ndërkombëtarë. Për Shtetet e Bashkuara, gjithashtu, bllokada rezulton në “mundësi të humbura për Kosovën”. Kuvendi i Kosovës nuk arriti të konstituohej as më 20 gusht, përkundër aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, që urdhëroi formimin e tij brenda 30 ditësh. Ky afat do të rrjedhë deri më 18 shtator dhe nga ajo që ka deklaruar kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pritjet janë që ai të respektohet. Megjithatë, asnjëra prej kandidateve për kryeparlamentare, të propozuara nga partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, nuk mori vota të mjaftueshme...