Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Mourinho: Kritikohet Benfica pse u mbrojt? Unë kam luajtur kundër Barçës me 10 mbrojtës
22 Gusht 2025 8:46 Alfred Lleshi José Mourinho komentoi barazimin 0-0 në shtëpi kundër Benfica, në prag të Champions League. Ndeshja u ndikua nga skema shumë mbrojtëse e portugezëve, sidomos pas minutës së 71-të, kur Florentino u përjashtua dhe skuadra e Mou pati epërsi numerike. Megjithatë, Benfica arriti të mbante barazimin, duke e lënë eliminatoren plotësisht të hapur për sfidën e kthimit në stadiumin e saj. “Të kritikosh Benfica pse u mbrojt? Unë kam luajtur kundër Barçës me 10 mbrojtës”, – deklaroi Mourinho, duke mbrojtur strategjinë e kundërshtarit.