Slot: Ndaj Newcastle përballje e vështirë, i kënaqur me ekipin por mirëpres çdo lojtar që na bën më të fortë

Slot: Ndaj Newcastle përballje e vështirë, i kënaqur me ekipin por mirëpres çdo lojtar që na bën më të fortë

Pas fitores së vështirë 4-2 ndaj Bournemouth në javën e parë të Premier League, kampionët e Liverpool i pret një test i vështirë të hënën, sfida ndaj Newcastle. “Nuk mendoj se ata janë një klub me probleme. Newcastle pati një fillim shumë të mirë të sezonit kundër Villa, një ndeshje e mirë. Ata arritën të nxirrnin më shumë nga loja se sa vetëm një pikë që morën”, tha Arne Slot, trajneri i Liverpool. “Për ne është kryesisht e vështirë të luash atje, jo vetëm për shkak të lojtarëve që kanë por edhe për shkak të tifozëve. Sezonin e kaluar atmosfera aty ishte e mrekullueshme. Lojtarët do ta ndjejnë këtë presion”, shtoi Slot. Duke folur për ekipin e tij, Slot shprehet se është i kënaqur me...