Lufta Rusi–Ukrainë, Kallas: Shkëmbimi i territoreve ukrainase është një kurth i Putinit

Lufta Rusi–Ukrainë, Kallas: Shkëmbimi i territoreve ukrainase është një kurth i Putinit

Shefja e diplomacisë së Bashkimit, Kaja Kallas, ka paralajmëruar se Ukraina nuk duhet të pranojë që vendi t’i lëshojë territore Rusisë për të arritur një marrëveshje paqeje. Në një intervistë për BBC, Kallas tha se mbajtja e territoreve ukrainase që janë pushtuar tashmë nga rusët “është një kurth që po na e ngre Putini”. Rajoni i Donbasit në Ukrainën Lindore është një nga rajonet që pretendohet nga Rusia. “Garancia më e fortë për sigurinë e Ukrainës është një ushtri ukrainase më e fortë,” tha kryediplomatja Kallas. Në samitin e Alaskës mes presidentit Donald Trump dhe Vladimir Putin, Kallas tha se Putini “mori gjithçka që deshi” dhe se kjo do të ndikojë te negociatat për marrëveshjen e paqes. “U prit aq ngrohtë dhe donte që të...