Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Bastoni: Titulli? Kampionët janë gjithmonë favoritë, ne duhet të tregohemi më të zgjuar
22 Gusht 2025 7:45 Alfred Lleshi Alessandro Bastoni, në një intervistë për “Sky”, foli mbi objektivat e Interit në sezonin e ri: “Kur bëjmë gabime, duhet të marrim përgjegjësitë tona. Unë them gjithmonë se në futbollin e sotëm mbrohet me 11 lojtarë. Sidomos kur nuk ke një ‘fuoriclass’ në prapavijë, siç është rasti ynë, kemi nevojë për të gjithë; për të mbrojtur dhe sulmuar”. Për objektivat: “Duhet të hyjmë në fushë për ta fituar çdo ndeshje. Këtë sezon duhet të jemi më të zgjuar, edhe duke luajtur jo gjithmonë bukur, por marrë rezultatin pozitiv. Le të kapemi edhe pas detajeve”. Për garën e titullit: “Kush fiton ‘scudetto’, gjithmonë është favorit për sezonin pasardhës. Sidoqoftë, edhe ne ndihemi konkurrues. Do të bëjmë gjithçka për ta fituar...