Luis Enrike optimist: Dembele mund të përmirësohet më tej në sezonin e ri, potenciali i tij është i jashtëzakonshëm

Luis Enrike optimist: Dembele mund të përmirësohet më tej në sezonin e ri, potenciali i tij është i jashtëzakonshëm

Adriatik BALLA Sezoni i ri në Europë ka nisur në shumicën e top-ligave, duke bërë që të rikthehen shpejt emocionet e lojës së topkëmbës e bashkë me të edhe pretendimet e klubeve për të pasur sukses në të gjitha frontet. Trajneri i Paris San Zhermenit, Luis Enrike, është i bindur se sulmuesi Osmane Dembele mund të përmirësojë edhe më shumë paraqitjet e tij këtë sezon 2024-25, pas një viti ku udhëhoqi PSG-në drejt tripletës historike dhe u rendit mes kandidatëve kryesorë për “Topin e Artë”. 28-vjeçari doli nga hija e ish-yllit të PSG-së, Kilian Mbape, dhe u shndërrua në figurë kyçe në triumfin e Ligës së Kampionëve, ndërsa vazhdoi të shkëlqejë edhe në Kupën e Botës për Klube, ku parizienët u renditën nënkampionë. Me 35...