Berisha “i fali” tre deputetë Metës, reagojnë Murrizi e Çollaku: Po dorovisni votat e demokratëve…

Berisha “i fali” tre deputetë Metës, reagojnë Murrizi e Çollaku: Po dorovisni votat e demokratëve…

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka vendosur ti qëndrojë besnik Ilir Metës duke i dhënë 3 deputetë hua aleatit të tij, mirëpo kjo lëvizje, nuk është pritur mirë nga demokratët. Dy ish-deputetët Myslym Murrizi dhe Kreshnik Çollaku, kanë reaguar ashpër në rrjetet e tyre sociale. “Problemi i PD nuk është pse i dhuron 7 deputetë e një grup parlamentar ish-LSI (parti me ideologji e histori tjetër)…,por se nuk ndal dot hemoragjinë brenda llojit, nuk bashkon të djathtën dhe dëgjon pak ose aspak e pjesën gri të elektoratit antiRame!!!”-shprehet Kreshnik Çollaku. “Kjo “qerasja” me deputetë nga PD te partitë që nuk kanë vota as për një mandat, po më “pëlqen” shumë.Opozita në zgjedhjet e 11 majit mori gjithsej 50 deputetë.Nga këto, 4 ishin të LSI,...