Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Qerasja” me deputetë, po shkon për mrekulli”/ Berisha i dha Metës 3 deputetë, ironizon Murrizi: Abuzim i pastër
Ish-deputeti demokrat Myslim Murrizi ka reaguar sot pasi këtë të enjte u bë e ditur se Partia Demokratike do të jepte 3 deputetë ‘hua’ te Partia e Lirisë dhe Ilir Meta, si pjesë e një dakordësie të shprehur edhe më parë mes dy palëve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Murrizi shprehet ironikisht se ‘qerasja’ me deputetë po shkon për mrekulli. Sipas Murrizit, pas kësaj, është e kotë të bëhet pyetja pse PD-ja ka 16 vite në opozitë. Myslim Murrizi: “Qerasja” me deputetë po i shkon për mrekulli partive pa vota. Kjo “qerasja” me deputetë nga Partia Demokratike drejt partive që nuk kanë marrë as votat për një mandat të vetëm, po bëhet e zakonshme – dhe po “më pëlqen” gjithnjë e më shumë, ironikisht....