Piskama poetike e një brezi në ikje…

Piskama poetike e një brezi në ikje…

LETËRSIA – HUMANE Nga ILIR ÇUMANI (Përsiatje rreth poezisë “Baba, ne ikëm”, e poetit Petrit Ruka) Petrit Ruka (1954–2021), mbetet një nga poetët më përfaqësues të letërsisë shqipe bashkëkohore, me një zë të veçantë që ka ditur të ndërthurë ndjeshmërinë njerëzore me dramën sociale dhe shpirtërore të kohës sonë. I njohur për poezinë lirike me ngjyresa elegjiake, ai solli në letërsi një humanizëm të thellë, që buron nga dhimbja, dashuria, kujtesa dhe identiteti. Ruka i përket një brezi poetësh që e shohin poezinë si mision shpirtëror dhe human. Karakteristikë e stilistikës së tij është poezia me shpirt të ndjeshëm e njerëzor, e ndërtuar mbi dramën e përditshme të jetës shqiptare. Gjuha e tij është e thjeshtë, por ngjethëse. E zakonshmja bëhet madhështore në duart e...