Arsyet pse pirja e kafesë është e mirë për ju

Arsyet pse pirja e kafesë është e mirë për ju

Është e vërtetë se ka diçka tepër qetësuese gjatë konsumit të një filxhani kafeje dhe shumë njerëz as nuk e imagjinojnë dot që të kalojnë ditën pa pirë të paktën një filxhan. Por a është e mirë pirja e kafesë? Studime të shumta kanë treguar se kjo pije kaq e preferuar në mbarë botën, është e mbushur me substanca që mund të ndihmojnë në mbrojtjen kundër Alzheimerit dhe sëmundjeve të zemrës. Ajo përmban gjithashtu antioksidantë dhe substanca të tjera që mund të zvogëlojnë inflamacionin e brendshëm dhe të mbrojnë kundër disa sëmundjeve. Cilat janë përfitimet kryesore shëndetësore të konsumit të kafesë? Përtej rritjes së energjisë, mënyrat se si kafeja mund të ndikojë pozitivisht në shëndetin tuaj janë: Mund të jetoni më gjatë. Studimet e fundit...