Skandal në Qafë-Thanë/ Cënoi figurën me sjelljen e tij, pezullohet nga detyra efektivi, nis hetimi

Skandal në Qafë-Thanë/ Cënoi figurën me sjelljen e tij, pezullohet nga detyra efektivi, nis hetimi

Pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, në të cilën një qytetar denoncon sjelljen e papërshtatshme të një punonjësi policie në Pikën Kufitare të Qafë Thanës, Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin (DVKM) Korçë ka reaguar menjëherë duke marrë masa konkrete. Sapo është njohur me ngjarjen, Drejtori i DVKM Korçë ka pezulluar menjëherë nga detyra punonjësin e Policisë që shfaqet në video, inspektor R. S. Paralelisht, ndaj tij është nisur një hetim disiplinor, i cili parashikon masa për rastet kur punonjësi i Policisë kryen veprime që cenojnë rëndë figurën e tij, institucionit apo shërbimit policor në tërësi. Materialet lidhur me këtë rast i janë referuar gjithashtu Drejtorisë së Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, e cila do të vijojë me...