Sacchi “skanon” Serie A: Pres më shumë nga trajnerët sesa lojtarët, idetë vlejnë më tepër se paratë

Sacchi “skanon” Serie A: Pres më shumë nga trajnerët sesa lojtarët, idetë vlejnë më tepër se paratë

21 Gusht 2025 14:58 Alfred Lleshi Arrigo Sacchi analizon sezonin e ri të Serie A, që pritet të fillojë këtë fundjavë: “Lazio nuk ka bërë merkato, Sarri duhet të bëjë një mrekulli për të mbetur konkurrues. Më intrigon Roma e re e Gasperinit dhe mbi të gjitha ndikimi i tij në një ambient të nxehtë si ai verdhekuq. A do të dijë t’i sjellë idetë e tij edhe në Romë, pas viteve të mrekullueshme në Bergamo? Është një bast i bukur”. Për Atalantën: “Pas epokës së Gasperinit kanë zgjedhur Juric, të cilit i duhet kohë të futet në kokën e lojtarëve”. Për Bologna: “Skuadër e fortë, e vendosur, luan futboll të bukur. Italiano është një trajner i shkëlqyer”. Për Fiorentinën me Piolin: “Mund të hyjë...