Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Ekipi i zemrës në Hungari, ata përfunduan në Ishujt Faroe. Çmenduria e kushtueshme e familjes tifoze spanjolle
Raundi preliminator i “Conference League” ka sjellë një nga historitë më kurioze të sezonit për një familje tifozësh të Rayo Vallecano. Álvaro García dhe prindërit e tij, Eufemio Vicente García (Ufe) dhe María Luisa Muñoz (Marisa), vendosën të udhëtonin drejt Ishujve Faroe, të bindur se aty Rayo do të përballej me Kí Klaksvík. Gjithçka nisi pas shortit të 4 gushtit, kur Rayo mësoi se kundërshtari i saj do të dilte nga përballja mes Neman Grodno (Bjellorusi) dhe Kí Klaksvík (Ishujt Faroe). Meqë bjellorusët ishin të detyruar të luanin në Hungari me dyer të mbyllura, e vetmja mundësi për ta parë ndeshjen ishte në Ishujt Faroe. Pas fitores 2-0 të Klaksvík në ndeshjen e parë, familja bleu biletat më 7 gusht. Megjithatë, surpriza erdhi kur Neman...