Mount: Trajneri Amorim më ka dhënë shumë besim, çdo ditë që kalon United po bëhet edhe më i fortë

Mount: Trajneri Amorim më ka dhënë shumë besim, çdo ditë që kalon United po bëhet edhe më i fortë

Që në mesin e sezonit të kaluar, skuadra e Manchester United drejtohet nga portugezi Ruben Amorim. “Djajtë e kuq” e nisën me humbje këtë sezon (u mundën 0-1 nga Arsenal), që duket se do të jetë mjaft i vështirë për trajnerin dhe lojtarët e tij Mesfushori Mason Mount ka folur për punën e bërë nën drejtimin e trajnerit Ruben Amorim: “Ai më dha shumë vetëbesim. Ishte shumë e rëndësishme për mua që të kisha atë seri ndeshjesh për ta përfunduar vjet sepse nuk e kisha pasur më parë”. Mount ka pasur një parasezon pozitiv dhe ka lënë mbresa në ndeshjen e parë të United kundër Arsenal. “Ishte shumë e rëndësishme të dija se mund ta bëja këtë dhe me të vërtetë që trupi im ndihet...