Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
I vodhi një shtetasi automjetin e marrë me qera, arrestohet 49-vjeçari në Belsh
Policia e Cërrikut ka vënë në pranga një 49-vjeçar, pasi i vodhi një shtetasi një makinë të marrë me qera. Arrestimi i tij erdhi pas kallëzimit të një shtetasi në Belsh, se i kishin vjedhur automjetin që ai e kishte marrë me qira. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik, menjëherë pas kallëzimit të një shtetasi, se në Belsh, i kishin vjedhur automjetin që ai e kishte marrë me qira, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar të vjedhjes së automjetit, shtetasit L. D., 49 vjeç, banues...