Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Grosso: Britma ime më 2006? Më e mirë ajo e Tardellit, është si vepër arti…
“Britma e Tardellit është mbi të gjitha, një vepër arti e bukurisë sublime. Ia thashë këtë edhe kur e njoha”. Megjithatë, edhe Fabio Grosso njihet për një britmë çliruese, madje dy, në Botërorin 2006. “Ndoshta, madje tre, ekziston edhe një e fshehur ndaj Australisë, – kujton për “Il Giornale”, – kur Neill më rrëzon në zonë në minutat e fundit të ndeshjes”. Kujtime të bukura. Sot Grosso stërvit Sassuolon, e cila po përgatitet për Serie A: “U ngjitëm në elitë si favoritë, gjë aspak e zakonshme. Sot iu kërkoj lojtarëve të mi atë që kërkojnë pronarët dhe drejtuesit, të vazhdojnë të ëndërrojnë”. Debutimi do të jetë i vështirë, me Napolin, kampion i Italisë: “Është kundërshtar i fortë, por njëherazi jemi të vetëdijshëm për cilësitë tona”.