Reijnders nuk përmbahet: Duam ta fitojmë Premier League këtë sezon pas zhgënjimit të vjetshëm

Reijnders nuk përmbahet: Duam ta fitojmë Premier League këtë sezon pas zhgënjimit të vjetshëm

21 Gusht 2025 11:48 Telesport I ardhur vetëm pak javë më parë te Manchester City nga Milan, mesfushori Tijjani Reijnders ka magjepsur të gjithë në Premier League. Ai ishte protagonist në fitoren 4-0 që “citizens” arritën ndaj Wolves, në debutimin në Premier League. Pikërisht këtë trofe, mesfushori holandez synon ta rrëmbejë për herë të parë këtë sezon. “Sezonin e kaluar, Manchester City nuk e fitoi Premier League dhe ky është qëllimi ynë kryesor këtë sezon”, tha Reijnders. “Ne të gjithë e dimë se çfarë duam dhe jemi të gjithë të vendosur për ta arritur këtë qëllim. Duhet punë, për këtë jemi të vetëdijshëm dhe besoj se duke ndihmuar njëri-tjetrin do t’ia dalim mbanë”, shtoi mesfushori. Në fund, Reijnders shtoi: “Ju e dini se çfarë emrash...