Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
12 vjedhje brenda një muaji, kapet në Spanjë 36-vjeçari shqiptar, i dorëzohet autoriteteve italiane
Një 36-vjeçar shqiptar, i kërkuar si pjesë e një bande vjedhjesh, u ekstradua drejt Italisë nga Spanja. Shqiptari ishte arrestuar pak ditë më parë nga autoritetet spanjolle pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arrest ndërkombëtar për pjesëmarrje në organizatë kriminale, vjedhje banesash si dhe përvetësim të mallrave të vjedhura. Mediat italiane kanë publikuar edhe momentin kur policia merr shqiptarin në Aeroportin Linate të Milanos, i cili u dërgua në paraburgim. Urdhër arresti ishte lëshuar si pjesë e një hetimi të kryer nga Skuadra Fluturuese e Milanos dhe e koordinuar nga Zyra e Prokurorit Publik të Milanos, i cili përfundoi në dhjetor 2024 me arrestimin e dy shqiptarëve të tjerë të akuzuar për të njëjtat krime. Banda grabiste shtëpi dhe vila Hetimet nisën nga identifikimi i një...