“Lista e zezë” e SPAK, kush janë 10 politikanët e lartë nga opozita që po hetohen për korrupsion, pasuri të fshehura…

“Lista e zezë” e SPAK, kush janë 10 politikanët e lartë nga opozita që po hetohen për korrupsion, pasuri të fshehura…

Rigels Seliman Avokat i njohur, Spartak Ngjela ka zbuluar një listë tronditëse me 10 politikanë të lartë të opozitës që po hetohen nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për korrupsion, pasuri të fshehura dhe pastrim parash. Në krye të listës qëndron ish-kryeministri Sali Berisha, i dërguar për gjykim për aferën “Partizani”, ndërsa Ilir Meta ndodhet në qeli për korrupsion dhe fshehje pasurie. Në proces gjyqësor për tragjedinë e “Gërdecit” është edhe Fatmir Mediu, ndërsa emra si Belind Këlliçi, Flamur Noka, Bardh Spahia dhe Xhelal Mziu po përballen me akuza të tjera të rënda. Lista përfshin gjithashtu Dashamir Xhikën dhe Luan Baçin, të dy të hetuar për fshehje pasurie dhe abuzime me tendera. Ngjela paralajmëron se këto dosje do të çojnë në “arrestime VIP”, që mund të...